KOSOVE-Presidenti, Hashim Thaçi me tu kthyer nga Brukseli në Aeroportin e Prishtinës ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e publikimit të rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Thaçi ka thënë se ky vendim është ngjarje e madhe për Kosovën, megjithëse e ka quajtur vendim të vonuar.

“Një gjë është e sigurt pavarësisht pozicioneve, të gjithë kemi punuar për rrugëtim evropian, kemi punuar që të jemi në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Një gjë tjetër që dua të theksoj është se ne kemi besim se ky proces do të përmbyllet gjatë këtij viti dhe se qytetarët do të lëvizin lirshëm”, ka deklaruar Thaçi.

Më tej, ai ka thënë se përfituesit më të mëdhenj të liberalizimit do të jenë qytetarët e Kosovës dhe shteti i Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Kreu i shtetit poashtu ka folur edhe për takimin që sot është zhvilluar në kuadër të dialogut me Serbinë.

“Sot kështu kemi qenë së bashku në Bruksel, gjithashtu kemi zhvilluar së bashku me zonjën Mogherini dhe me presidentin serb, Vuçiq një takim të radhës në kuadër të dialogut që do të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht obliguese, do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia”, ka shtuar Thaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb