PRISHTINE- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar Shqipërinë për rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me BE.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Thaçi përgëzoi Metën, Ramën dhe gjithë shqiptarët.

“Për këtë të arritur i përgëzoj qytetarët e Shqipërisë, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, për reformat dhe qeverisjen e mirë. Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane janë rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. E përshëndes, po ashtu, edhe propozimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë. Ky vendim i tyre e forcon perspektivën evropiane për tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb