Tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, mbështetësit më të zjarrtë të Kombëtares, këtë herë kanë “harruar” futbollin për një çështje shumë sensitive që po diskutohet shumë në vendin tonë.

Pas deklaratave të ministrit të jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, për mediat e vendit të tij se Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave greke me 12 milje detare, kanë reaguar “Tifozat Kuq e Zi” të cilët nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ftojnë ndjekësit për të protestuar nesër para kryeministrisë në orën 13:00.

Statusi i “Tifozave Kuq e Zi”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb