Mbrëmë ka qenë nata e tifozëve të Romës të cilët kanë pritur plot entuziazëm deri në orët e vona mbërritjen e blerjes më të re të klubit, çekun Partick Shick.

Tifozët verdhukë kanë dashur t’i japin një mirëpritje të ngrohtë futbollistin i cili dy muaj më parë kishte zyrtarizuar transferimin te Juventus. Gjithsesi “zonja e vjetër” e prishi marrëveshjen me Sampdoria-n pas vizitave mjekësore ku 21-vjeçari rezultoi me një problem të vogël në zemër.


Dje klubi kryeqytetas ka mbyllur marrëveshjen me Sampdorian për 38 mln euro dhe futbollisti është nisur për në Romë. Në aeroport tifozët e kanë pritur me brohoritje duke i dhënë një sinjal që këtë sezon presin shumë nga ai.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: