ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pallatin e Drejtësisë italiane në La Spezia. Mësohet se një grua shqiptare pasi është lyer me benzinë, ka kërcënuar se do t’i jepte fund jetës duke u djegur.

“Ansa” shkruan se shkak i kësaj ngjarje është bërë pasi shqiptarja rrezikon të dëbohet nga Italia.

Gruaja shqiptare, identiteti i të cilës nuk dihet, ka hyrë në dhomën e avokatëve, ndërsa ata kanë braktisur zyrat. Është dashur ndërhyrja e agjentëve të policisë gjyqësore. Fatmirësisht gruaja u pengua në kohë, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb