Toni Kroos, i intervistuar nga gazeta gjermane “Bild”, foli për shumë tema të cilat kishin lidhje me vetë futbollistin, por edhe me kombëtaren gjermane.

Si fillim, mesfushori 28-vjeçar tregoi se po planifikon që të luajë deri në Europianin e 2020: “Unë do të luaj me ekipin kombëtar deri në “EURO 2020”. Kam vendosur një objektiv, që të kem më shumë sukses në turneun e fundit.”

Futbollisti që aktivizohet me Real Madrid tregoi se kishte menduar për dorëheqjen nga ‘panzerat’ para dhe gjatë Botërorit, pa u ndikuar nga zhgënjimi në Rusi.

“Para Kupës së Botës kam ndjerë, dhe unë ende besoj se është kështu, se kam nevojë për më shumë pushime sesa në pesë apo gjashtë vitet e fundit, për të vazhduar mbajtjen e të njëjtit nivel”, – shpjegoi ai.

Lojtari në fjalë foli për këtë me trajnerin Joachim Löë, i cili tregoi mirëkuptim për qasjen e tij. “Megjithatë, ai luftoi për mua që të vazhdoja në kombëtare. Së bashku do të gjejmë zgjidhje në mënyrë që herë pas here të kem ndonjë pushim”, – tha Kroos.

Kroos më pak preku dorëheqjen e Ozil nga kombëtarja. Mëngjarashi tha se Ozil është një futbollist që ka mjaft merita ndaj edhe meritonte një mënyrë më të mirë për ta përfunduar karrierën e tij me ekipin kombëtar:

“Mënyra se si dha dorëheqjen nuk ishte e saktë. Pjesa e deklaratës së tij përmbante gjëra, që nuk ishte e nevojshme për t’iu referuar. Unë mendoj se Ozil e di se nuk ka racizëm brenda kombëtares gjermane, as DFB, ai tha shumë budallallëqe. Përkundrazi, ne kemi qenë gjithmonë të angazhuar për diversitetin dhe përfshirjen, madje kemi qenë shembull të kësaj”.

Sipas Kroos, Ozil dhe Gundogan, gabuan që nuk u prononcuan për foton me Erdogan eksa ende kishin gjithë kohën nga kolegët dhe stafi teknik. “Më vonë, si të gjithë ne, është kritikuar për performancën në Kupën e Botës. Kritikat ishin ndonjëherë ë tepruara, por si një futbollist duhet të jetoni me to”, – shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb