TIRANE – Roza Lati njihet për pozat dhe imazhet shpesh të guximeshme, të cilat e kanë vendosur shpesh në fokus të komenteve mes ndjekësve virtual apo fansave të shumta.

Por, kjo është vetëm njëra anë e medaljes, sepse prezantuesja shqiptare e ka dëshmuar se gjithçka bën është në natyrën e saj, që nuk njeh tabu apo kufinj.

Kështu, Roza Lati, teksa ndodhet me pushime në jug të vendit, në shoqërinë e mikeshës së saj, aktores Ana Lika, por edhe miqve të tjerë të përbashkët të vajzave të njohura të ekranit, moderatorja nuk i ka kursyer vetes një foto topless, para pasqyrës.

Në super formë fizike dhe me një imazh seksi, Roza ka zbuluar më shumë seç duhet nga trupi i saj, imazh të cilin e ka ndarë më pas përmes një fotoje të publikuar në Instagram. Dhe ajo duket në super formë apo jo?!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: