NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

1 pako biskota savojar
1 kuti qumësht të kondensuar
1 kuti pana ëmbëlsire
1 kavanoz komposto pjeshke
1 bustinë vanilje
Fruta të freskëta sipas dëshirës

Pergatitja

Fillimisht kullojmë komposton e pjeshkës dhe me lëngun e saj spërkasim mirë biskotat savojar. Më pas vendosim biskotat savojar në një formë ëmbëlsirash që hapet. Rreth formës vendosim fetat e kompostos së pjeshkës.

Rrahim panën e ëmbëlsirës së bashku me vaniljen derisa të bëhet marengë. Më pas e bashkojmë panën me qumështin e kondensuar dhe kremin e përgatitur e vendosim mbi bazën e biskotave. E nivelojmë mirë dhe vendosim sipër saj frutat të ndryshme sipas dëshirës. E vendosim më pas tortën në frigorifer dhe e lemë për 2-3 orë që të mpikset dhe ftohet mirë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: