Francesco Totti është njëri nga futbollistët më të dashur në futbollin italian, ku në ish-skuadrën e tij, Roma, ai konsiderohet një legjendë, jo vetëm aty por edhe në botën e futbollit.

Italiani edhe pse kishte shumë oferta në karrierën e tij, si nga Real Madrid, Milan etj, ai vendosi të qëndroj besnik te Roma. Megjithatë, ai në një intervistë ka thënë se nëse sot ai do të ishte në kulmin e karrierës do të kushtonte më shumë se 200 milionë euro.

“Nëse do të ishte në dorën time do të shpenzoja të gjitha shifrat e mundshme për të marrë futbollistët më të mirë, sepse për të fituar duhet më të mirët. Këtë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë. Për nuk jam unë ai që vendos si të administrohen paràtë dhe çfarë duhet të shpenzojmë. I takon presidentit të Roma. Presidenti cakton një buxhet dhe në bazë të atij buxheti, unë dhe drejtuesit e tjerë duhet të jemi të aftë të ndërtojmë një ekip fitues. Sot kemi një merkato të çmendur. Unë do të kushtoja 200 milionë euro.”, u shpreh Totti.
(I.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb