TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, iu përgjigj reagimit të kreut të grupit të PS, Taulant Balla i cili foli pas akuzave të opozitës për lidhjet e tij me trafikantin me 5 emra Edmond Bego,i arrestuar së fundmi.

Në një deklaratë për shtyp, Paloka tha se, “Balla gënjeu kur tha se miqësia nuk i ka dhënë mburojë politike trafikantit, por nuk i dha përgjigje pse forca e ligjit nuk ka vepruar ndaj mikut me 5 emra”

“Sot 3 ditë pas arrestimit, Balla u detyrua të pranojë atë që e dinë të gjithë se ai ka miqësi familjare me ish anëtarin e bandës më të rrezikshme të Lushnjes, atë që është i dënuar në Itali me 21 vite burg si trafikant i rrezikshëm droge dhe është shndërruar nga rilindja në biznesmen të fuqishëm ndërtimi. Në cdo vend të botës kjo do pasonte me dorëheqje por këtu funksionon me shkarkim nga deyra për gjyqtarët, prokurorët e policët por jo për Ramën e Ballën.

Balla nuk ju përgjigj se cfarë e lidh atë me një trafikant droge pasuria e të cilit është shumëfishuar që nga lidhja me deputetin socialist.

Balla nuk duhet te sfidonte PD-ne, por duhet të kërkonte zbatimin e forcës së ligjit, të sfidojë prokurorinë e policinë për të parë nëse pasuria e trafikantit është shtuar këto dy vjet” u shpreh Paloka.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: