AUSTRI– Policia austriake, ka arrestuar 3 persona të cilët dyshohet se janë pjesë e një bande kriminale që merren me trafikimin dhe shpërndarjen e lënëve narkotike.

Operacioni u zhvillua në qarkun Gmunden, teksa njoftohet se rreth 40 kilogram kanabis me vlerë 400 mijë euro më tregun vendas është trafikuar nga Kosova në Austri.

Të arrestuarit janë të moshave 21, 27 dhe 29 vjeçare, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, raporton media austriake, orf.at. Kreu i bandës ishte 29-vjeçari, shtetas i Bosnjës. Policia ka arritur të sekuestrojë 13 kilogramë kanabis, ndërsa 27 kilogram është shitur.

Gjithashtu policia austriake ka marrë në pyetje edhe 37 blerës të lëndës narkotike. Hetuesit kanë thënë se dënimi për kapjen me një sasi të tillë droge shkon deri në 15 vjet burg.
54rthgb
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: