ITALI- Sot në Itali u zhvillua ceremonia mortore për personat që humbën jetën nga shembja e urës Morandi në Genova të Italisë, ndërsa qeveria italiane zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme.

Mediat italiane bëjnë me dije se në vendimin e qeverisë italiane është vendosur që ndërtimi i urës së re prej çeliku të bëhet brenda 8 muajsh.

Shoqëria e autostradave në Itali ka marrë përgjegjësinë dhe ka thënë se do të duhet shumë kohë për të gjetur të vërtetën e shembjes së urës, ndërsa ka deklaruar se do të japë rreth gjysmë miliard euro shpërblim për familjet e viktimave që humbëm jetën në këtë ngjarje tragjike si dhe për banorët e larguar, raporton Tgcom.

“Nga e hëna do të jetë në dispozicion një shumë prej rreth 500 milionë eurosh dhe plani ynë është që të rindërtojmë brenda 8 muajsh mbikalimin, këtë herë me këmbë të forta çeliku. një pjesë e fondit do të shkojë për familjarët e viktimave, ndërsa janë parashikuar edhe dëmshpërblime për banorët që kanë shtëpitë poshtë urës dhe do të duhet të zhvendosen tashmë”, tha Giovanni Castellucci, administrator i deleguar i firmës.

Ndërkohë numri i viktimave është rritur në 43, pasi së fundmi ka humbur jetën edhe një shofer nga Rumania në spital, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: