ITALI- Kryeministri italian Giuseppe Konte deklaroi se shumë shpejt do të shallet ditë zie kombëtare, pas tragjedisë që ndodhi dje në Genova, ku humbën jetën 39 persona.

Siç raportojnë mediat italiane, dita nuk është caktuar ende, pasi sipas Contes ajo do të përkojë me datën kur do të zhvillohet ceremonia e varrimit të viktimave, shkruan ‘Tgcom’.

“Qeveria ka vendosur që të shpallë një ditë zie kombëtare, por ende nuk është caktuar data. Ajo do të përkojë me ditën e ceremonisë së varrimit të viktimave”, pohoi kreu i shtetit italian pak pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme në prefekturën e Genovës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: