ITALI- Qeveria italiane ka shpallur ditën e shtunë ditë zie kombëtare në nder të viktimave që humbën jetën nga shembja e urës në Genova, ku humbën jetën 39 persona.

Dita e zisë kombëtare përkon me ceremoninë mortore të viktimave, pasi të shtunën do të bëhet edhe varrimi i atyre që humbën jetën në këtë tragjedi.

Më herët kryeministri italian Giuseppe Conte njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 12 muaj në Genova.

”Kemi pranuar kërkesën e kryebashkiakut të rajonit dhe dekretuam gjendjen e jashtëzakonshme për 12 muaj’’- deklaroi Conte në përfundim të një mbledhje të jashtëzakonshme në Genova të këshillit të ministrave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: