ITALI- Jeta e tyre u shua në mes pas tragjedisë që ndodhi në Genova, ku një pjesë e urës Morandi u shemb krejt papritur. 18 nga 41 viktimat u përcollën sot për në banesën e fundit, në funeralin shtetëror  të mbajtur në praninë e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella.

Mes dhimbjes për humbjen e rëndë, në homazhet shtetërore morë pjesë qindra persona, mes tyre familjarë, të afërm, por edhe qytetarë. Ata nuk i kanë ndalur duartrokitjet teksa në homazhe janë paraqitur edhe forcat e shërbimit të zjarrfikëseve.

Shumë familje, në fakt, kundërshtuan funeralin shtetëror, ndërsa 20 viktima u varrosën dje në rite private, shkruan ‘Tgcom’. “Nuk duam një ceremoni farsë”, tha dje babai i një prej 4 viktimave nga Torre del Greco.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare pas tragjedisë së rëndë që goditi Genovan më 14 gusht, ku shteti italian do të ulë flamujt në gjysmë shtizë. Sakaq, nën rrënojat e urës Morandi janë ende forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat vijojnë punën për gjetjen e të tjerë personave që rezultojnë të zhdukur, ndërsa gjatë natës nxorrën 3 anëtarë të një familje, duke e cuar bilancin e viktimave në 41. Ndërkohë trupat e viktimave do të përcillen për në banesën e fundit rreth orës 12:45.

Funerali privat i 20 viktimave

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: