FIRENCE– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Firence të Italisë, ku një foshnjë vetëm dy muajshe ka humbur jetën nga meningjiti.

Siç raportojnë mediat italiane, djali i vogël ndërroi jetë në spitalin e fëmijëve Meyer në Firence. Vogëlushi ishte shtruar në spital për gati 20 ditë, ndërsa ai vuante nga streptokoku. Bakteri ishte transmetuar nga nëna tek foshnja gjatë lindjes.

Pavarësisht tentativave të mjekëve, i vogli nuk mundi të mbijetonte.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: