Pas ndeshjes së humbur në Vlorë kundër Luftëtarit, Begeja, trajneri i Teutës, është shfaqur shumë i mërzitur para mediave. Ai është justifikuar duke thënë se durrsakët sot kishin disa mungesa, por gjithashtu evidentoj faktin se skuadra e tij bëri disa gabime.

Një hap mbrapa ky?

Ka ndikuar mungesat, jo për tu justifikuar për humbjen. Kishim 3 mungesa të rëndësishme, kontigjenti jonë kaq është. Ne ia kemi falur vetë golat kundërshtarit, pa i hequr meritat Flamurtarit.

Ka munguar grinta, e dinë lojtarët në ça gjendje janë?

Konstatimi i drejtë. Skuadra nuk dha ato që ka dhënë ndeshjet e fundit. Kjo ishte dhe një nga kritikat e mia në pushim të ndeshjes. Megjithatë ne kemi ndeshje të tjera më mbrapa. Nuk e kemi interpretuar mirë pjesën e parë. Ne e kishim ndërtuar lojën ti lëshonim terren kundërshtarit por bëmë shumë gabime amatoreske.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb