Grimierja nga Serbia, Mirjana Kika Milosevic arrin të bëjë iluzion me art duke lidhur barkun apo treguar skeletin. Iluzioni optik krijohet me ngjyra trupi dhe aplikim grimi.

Milosevic është një prej emrave më të ndjekur në kanalin Youtube që kalon disa orë duke krijuar një imazh.

“Më pëlqen të krijoj iluzione me trup pasi e shijoj të qenit dikush tjetër. Disa herë më duhen vetëm 2 orë, ndërsa disa raste të tjera më duhen 8 ose 9 orë për të krijuar një iluzion”, tha ajo për BBC.

Mirjana arrin miliona klikime në Youtube ku tregon se si arrin të bëjë një “magji” me anë të grimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: