Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael, David Friedman ka deklaruar të hapur ambasadën në Jerusalem.

Për këtë ngjarje, në fjalën e tij, ambasadori Friedman falënderoi Presidentin e SHBA, Donald Trump për guximin.

Hapja u bë zyrtare edhe pas trazirave të shumta në Gaza, ku raportohet për 25 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Ngjarja u shoqërua me përleshje të dhunshme mes manifestuesve palestinezë dhe ushtrisë izraelite përgjatë barrierës mbrojtëse mes Gazës dhe shtetit hebraik.

Bilanci është 25 të vrarë dhe mbi 900 të plagosur, raporton BBC. Sipas agjencisë Maan, disa demonstrues kanë prerë telin me gjemba përpara barrierës në tentativë për të penetruar në pjesën hebraike. Ushtria i ka shtyrë pas me gaz lotsjellës.

Jerusalem 8

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: