Mund të quhet fati i keq, hakmarrje e Beneventos apo vendim i trajnerit De Zerbi për të mos i dhënë asnjë shans mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj. Në merkaton e janarit ishte shumë afër kalimit te Bari, por edhe shumë skuadra të tjera shfaqën interesim për të. Benevento e donte ta mbante me çdo kusht dhe ia doli, por në fakt dukej një vendim i gabuar i klubit.

Ndryshimi i trajnerit bëri që Memushaj të humbte vendin e titullarit dhe në atë moment skuadra filloi të merrte rezultate pozitive. Kjo bëri që De Zerbi t’u besonte të njëjtëve lojtarë që u afruan në merkaton e janarit, të cilët ishin shumë cilësorë.

Ndeshja e fundit e Memushajt daton në 4 shkurt të vitit 2018 dhe nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se 3 muaj ku shqiptari nuk shkel më fushën e lojës. Gjendja fizike e tij gjithashtu nuk ka qenë optimale, duke mos e lejuar që të jetë një kandidat potencial për të luajtur qoftë edhe pak minuta. Benevento ishte ekipi i parë që ra zyrtarisht nga Seria A.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/tre-muaj-pa-luajtur-te-benevento-memushaj-nuk-eshte-pare-ne-fushe-qe-prej-shkurtit/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: