SHKUP- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Maqedoni. Tre persona të cilët po udhëtonin me makinë kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e goditjes nga treni në hekurudhën Kumanovë-Shkup.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Rramanli rreth orës 12:00 të ditës së sotme, ndërsa viktimat mësohet se jenë nga Haraçina e Shkupit.

Sipas informacioneve jo zyrtare të Alsat M, aksidenti ka ndodhur për shkak të tentativës së shoferit, i cili ka drejtuar makinën e tipit Golf, për të kaluar hekurudhën, por pa llogaritur si duhet kohën.
Në momentin e goditjes nga treni, njëri prej udhëtarëve ka arritur të hidhet nga vetura, ndërsa tre të tjerët nuk kanë arritur të dalin nga mjeti dhe janë përplasur nga treni duke e tërheuq mjetin për disa metra zvarrë.

Ekipet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen, ndërsa trupat e viktimave u janë dorëzuar familjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: