TIRANE- Pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit të Politikës së Jashtme, ku po raportonte minsitri Ditmir Bushati vjen edhe reagimi i nënkryetarit Tritan Shehu.

Ai e quan të parecedentë mënyrën se si u zhvillua mbledhja dhe e akuzoi kryetaren Kodheli se s’bëri gjë tjetër veçëse të tejkalonte këto moment tragjik që sipas tij, po kalonte kjo qeveri.

“Ishte një ngjarje e paprecedentë në historinë e parlamentit. Kryetarja e komisionit ndërpret mbledhjen për të shpëtuar qeverinë nga të pavërtetat e mëdha që po bëjnë. Fatkeqësisht Shqipëria pësoi një dështim të madh për shkak të kësaj qeverie. Kërkuam dorëheqjen e qeverisë sepse ra integrimi europian. Ministri me leksione teorike u mundua ta fshehë të vërtetën dhe kryetarja e komisionit u mundua ta shpëtojë nga mbytja ku ka rënë. Kemi të bëjmë me një përpjekje për të tejkaluar ketë moment tragjik për vendin krijuar nga kjo qeveri”,- tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: