ATHINE- Kryeministri Aleksis Tsipras deklaroi sot se Greqia është shumë pranë marrëveshjes me Shqipërinë. Në deklaratë për mediat greke kreu i qeverisë greke tha se çështje që ende kanë mbetur pa zgjidhur janë; ZEE, ligji i luftës dhe kufijtë. Mes të tjerash ai tha se gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama dy liderët u pajtuan që të dyfishohen përpjekjet.

“Jemi pranë arritjes së marrëveshjes me Shqipërinë. Çështjet e mbetura, ZEE, ligji i luftës dhe kufijtë. Jemi pranë fundit, por s’i kemi zgjidhur ende çështjet. Me Ramën u pajtuam që të dyfishojmë përpjekjet. Ministrat e jashtëm të dyfishojnë përpjekjet. Duam zgjidhje pozitive sa më shpejt të mundemi”, tha Tsipras. Ndërkohë mediat greke ngrenë pikëpyetje lidhur me faktin se çfarë ka dashur të thotë kryeministri Tsipras me termin ‘kufijtë’ ndërsa shkruajnë se kjo çështje mbetet për t’u sqaruar.
Në këtë linjë ato vijojnë me sqarimin, ndërsa shkruajnë nëse termi ‘kufijtë’, është një gabim gjuhësor i Tsipras.

“A lidhet kjo deklaratë me atë të Hahn për kufijtë? ‘Kufijtë’, një sekret në diskutim e sipër?”, janë disa nga pikëpyetjet që ngrenë mediat greke.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: