TUNIZI – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në kryeqytetin e Tunizisë, duke shkaktuar 11 viktima.

Mediat lokale bëjnë të ditur se autobusi që transportonte rojet presidenciale ka shpërthyer në shëtitoren Avenue Mohamed V në Tunis. Sipas dëshmitarëve, 11 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ambulancat ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka bllokuar zonën dhe po punon për të zbardhur shkaqet e shpërthimit. Zëdhënësi i presidencës, Moez Sinaoui deklaroi se bëhej fjalë për një sulm me bombë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: