TURQI-Një gjykatë në Turqi ka urdhëruar lirimin nga burgu të Taner Kilic, shef i Amnesty International në Turqi.

“Lajm i mirë. Gjykata në Stamboll ka urdhëruar lirimin e kryetarit të nderit të Amnesty në Turqi, Taner Kilic”, tha kërkuesi në AI, Adrew Garder, përmes një postimi në Twitter.

“Presim që ai të lirohet mbrëmjen e sotme. Festimet do të fillojnë atëherë”, ka shkruar ai me tej.

Kilic ishte arrestuar dhe ishte mbajtur në burg në Izmir për më shumë se një vit nën akuzat se ka mbështetur, klerikun Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron prapa puçit të dështuar ushtarak të vitit 2016. Gylen mohon çdo përfshirje në këtë rast.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb