DURRES – Një grua është aksidentuar ditën e djeshme nga një automjet në Durrës, dhe ndodhet në gjendje serioze për jetën.

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e gruas që është rreth 1.60 cm e gjatë me flokë të zeza.

“Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një shtetase, e cila është aksidentuar dje dhe ndodhet në spital në gjendje serioze për jetën.

Më datë 15.07.2018, tek Stacioni i Trenit , Durrës shtetasi D.Xhafa ( është arrestuar) duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar një shtetase këmbësore, e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.

E aksidentuara ndodhet në Reanimacion në Spitalin e Traumës Tiranë. Është rreth 1.60 cm e gjatë, më flokë në ngjyrë të zezë të shkurtra,” shkruan policia.

Në momentin e aksidentit ka pasur të veshur një palë shapka ngjyrë blu, xhinse ngjyrë blu, një bluzë ngjyrë blu dhe një kapele verore në kokë.

Çdo shtetas, i cili ka ndonjë informacion që ndihmon në identifikimin e saj është i lutur të telefonojë në numrin 0694110217.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: