TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike që e lidhnin me biznesmenin e ndërtimit Edmond Bego të arrestuar dje në Greqi dhe të dënuar në Itali ëpr trafik droge.

Balla e quan teatër komik “Babale 3” dhe sfidon PD duke iu kërkuar që të ngrenë akuzat në mënyrë që t’i çojë sërish në Gjykatë. Ai thotë se në fund gjykon publiku.

“Partia Babalokratike filloi sot teatrin komik “Babale 3”. Madje dy zëvendësat e ?zim Bashës bënë dhe prezantimin e skenarit. Meqenëse më drejtuan mua pyetje dy zëvendësat e ?zimit, unë kam dëshirë që betejën ta bëj përsëri me Kryebabale ?zim Basha. Ngrini akuza, lërini pyetjet! Duhen për në Gjykatë përsëri. Le të na gjykojë në fund publiku. Siç do na gjykojë në shtator për “Babale 1”, e më pas edhe për “Babale 2” etj”, shkruan Balla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: