I vëllai i Lionel Messi-t, Matias Messi, është dënuar me 30 muaj burg për shkak të armëmbajtjes pa leje. Vendimi i mor sot në një gjykatë në Argjentinë, por sipas mediave Matias nuk do të qëndrojë asnjë ditë pas hekurave.

Dënimi i vëllait të yllit argjentinas është konvertuar në punë në shërbim të komunitetit. Gazeta “La Capital” në qytetin Rosario të Argjentinës ka informuar se vendimi u arrit pas një marrëveshje me prokurorët.

Messi-t arma i është sekuestruar vitin e kaluar teksa pas një përplasje me jahtin në Parana River, policia i kishte sekuestruar armën. Ndërkohë 35-vjeçari u mbajt nën arrest teksa ishte në një spital në provincën Santa Fe të Argjentinës, duke u rekuperuar nga dëmtimet e pësuara nga përplasja, për t’u lënë më pas i lirë.

Vlen të theksohet se avokati i familjes Messi për asnjë moment nuk e ka pranuar që i pandehuri të kishte poseduar armë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: