ELBASAN-Policia e Elbasanit ka sekuestruar 31 kg lëndë narkotike, ndërsa në pranga kanë rënë 3 të rinj.

Burime zyrtare thanë se në kuadër të operacionit të koduar ‘Labinoti’ u vunë në pranga Klevis Metani, 25 vjeç, Rexhino Elezi, 27 vjec si Redian Vata, 31 vjec.

NJOFTIMI I POLICISË
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Labinoti”
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: 31 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, 6 telefona celular dhe një automjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë një operacioni të koduar “Labinoti”, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë sekuestruar në fshatin Labinot –Fushë një sasi prej 31 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në një automjet të marrë me qira, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
•Klevis Metani, 25 vjec , banues në Tiranë.
•Rexhino Elezi, 27 vjec, banues në Tiranë.
•Redian Vata, 31 vjec, banues në Tiranë
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhimit dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: