VLORE- Zbardhen emrat e viktimave që mbetën të vrarë me armë zjarri sot në Resulaj. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ emrat e 8 viktimave, të afërm të autorit të dyshuar të krimit, Ridvan Zykaj.

Bëhet fjalë për shtetasit;
1-Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zykaj, 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zykaj (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

Gazetari Mehmeti raporton live nga vendi i ngjarjes se autori ka qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa ka përdorur thuajse 2 karikatorë, duke vrarë në pak minuta 8 persona.

24-vjeçari pak pas masakrës u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë ai nuk dihet se ku eshtë fshehur, ndërsa që mund edhe të dale drejt autostrades Levan-Tepelene.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë parë edhe autoambulanca, të cilat kanë nisur të transportohen trupat e pajetë drejt morgut të Vlorës. Mehmeti raportoi se në vendin e ngjarjes shkuan 4 autoambulanca.
(ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: