VLORE- Një 59-vjeçar, i cili kishte shkuar për pushime në Dhërmi, ka ndërruar pas një ataku në zemër. Ngjarja e rëndë ndodhi dje.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se shtetasi me inicialet D.H., banues në Durrës pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore, ishte nisur drejt spitalit ‘Nënë Tereza’. Fatkeqësisht burri humbi jetën rrugës për në spital.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 19.07.2018, në Dhërmi, shtetasi D.H., vjeç 59, banues në Durrës, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është nisur për në spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë, gjatë rrugës ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për hetime të mëtejshme
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: