Portieri anglez, Jordan Pickford bëri një paraqitje shumë të mirë në këtë botëror në Rusi.
U përfol se portieri i Evertonit kërkohet nga gjigantët bavarez por diçka e tillë rezulton të jetë e pavërtetë.
Sipas Sky Sports në Gjermani, Bayern Munich nuk është i interesuar për të transferuar portierin e Anglisë dhe Evertonit, Jordan Pickford.
Para Kupës së Botës në Rusi këtë muaj, u raportua se Bayern do ta vëzhgonte Pickfording gjatë turneut, ku Anglia arriti deri në gjysmëfinale, transmeton Gazeta Express.

Ish-trajneri i Evertonit, David Moyes, i ka bërë thirrje Pickfordit të qëndrojë në Everton.

“Mendoj se Evertoni është klubi i duhur për Jordan”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb