FIER- Mbërrin në Atdhe trupi i pajetë i 21-vjeçares Anxhela Meçani, e cila gjeti vdekjen pasi u hodh nga një makinë në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Torino në 9 qershor, ndërsa vajza ndërroi jetë në një më pas. Kështu pas apelit për ndihmë nga familjarët, të cilët deklaruan se nuk kishin mundësi financiare që të sillnin në Shqipëri trupin e vajzës, falë ndërhyrjes së ‘News24’ kjo gjë u bë e mundur. Tashmë vajza do të prehet në vendlindjen e saj në Fier.

Ndërkohë, familjarët e 21-vjeçares pohuan se falë ndihmës së emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, agjencia funerale solli trupin e vajzës pa asnjë kosto. “Falënderojmë News24 për ndihmesën. Ndihma erdhi pasi kemi dalë tek ‘Me Zemër të Hapur’. Agjencia funerale solli trupin pa asnjë kosto. Autori të dënohet për krimin, do ta ndjekim çështjen deri në fund”, thanë familjarët.

NGJARJA
Shqiptarja Angela Meçani u hodh nga një makinë në ecje e sipër në Torino dhe gjeti vdekjen një ditë më pas në spital (e diel 10 qershor). Ndërkohë, që për këtë rast është arrestuar një shtetas italian, që dyshohet të ketë qenë edhe klienti i fundit i shqiptares, pasi thuhet se ajo punonte si punonjëse seksi. Referuar mediat italiane, dyshohet se klienti e ka vrarë Anxhelën pasi nuk donte të paguante paratë pas shërbimit.

Vajzës iu gjet një dokument identifikimi në rrobat që mbante veshur por edhe telefoni celular. Zyrtarisht ajo banonte në Ravenna, në një apartament në mes të qendrës historike, pak hapa larg da piazza del Popolo. Kujtojmë se shkurtin e kaluar ajo ishte martuar me një shtetas italian, disa vite më të madh se vetja, por pak muaj më vonë ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur çdo lidhje me të.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb