UEFA ka bërë sot zyrtare vendimin për klubin e Romës si dhe presidentin e saj James Pallotta për shkeljet e konstatuara në ndeshjen gjysmëfinale të “Champions League” kundër Liverpool.

Italo-amerikani është dënuar me 3 muaj pezullim për shkak të deklaratave që lidheshin me vendimet e arbitrit që sipas tij ishin të padrejta.

“Është e turpshme që të ndodhin gjëra të tilla në Champions,”-deklaronte presidenti Pallota në atë kohë.

Ndërkohë klubi italian është dënuar me 19 mijë euro gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve si dhe organizimit të dobët të ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb