Të paktën 11 persona nga të cilët shtatë fëmijë dhe katër të rritur, kanë vdekur për shkak të fruthit që prej fillimit të vitit në Ukrainë, një prej vendeve europiane të prekura nga një nivel i lartë i kësaj sëmundje, njoftuan sot autoritetet.

Vdekjet e fundit janë ajo e një fëmije 10 vjeç në rajonin e Odesas (jug) dhe një gruaje të rritur në rajonin e Kirovogradit (qendër), kanë ndodhur në fillim të qershorit, deklaroi zëdhënësja e Qendrës Shtetërore të Shëndetit Publik, Olga Zakharçenko.

“Gjithësej, 20 500 raste me fruth janë regjistruar në Ukrainë që prej fillimit të vitit, rreth 12 200 prej të cilëve janë minorenë dhe 8 300 janë të rritur”, sipas të njëjtit burim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: