Jose Mourinho është i interesuar të forcojë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm. Sipas Mirror, emri i fundit në listën e portugezit është Raphael Varane dhe në muajt e ardhshëm pritet edhe oferta nga Manchester Unitedi drejt Real Madridit.

Oferta e parë pritet të jetë 57 milionë euro, por me shumë mundësi do të refuzohet nga klubi spanjoll pasi ata e konsiderojnë vlerën e francezit më të madhe.

Man Utd ka shfaqur interesim edhe për Toby Alderweireldin e Tottenhamit dhe Samuel Umtitin e Barcelonës, shkruan tg.

24-vjeçari iu bashkua Realit në verën e 2011 nga Lensi për rreth 10 milionë euro. Në shtatë sezone për Los Blancos Varane është paraqitur në 222 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola.

Mbrojtësi francez vlerësohet për lojën e tij në ajër, shpejtësinë dhe vendosjen e mirë në situata të ndryshme. Varane është pjesë edhe e Përfaqësueses së Francës nga viti 2013.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb