“Rënia e urës në Genova është një thirrje e paneglizhueshme për reflektim” – kështu shkruan në një postim në Facebook, zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli.

“Tani që ajo ka rënë është kollaj të bëhet profeti e të nxirrën konkluzione “a posteriori”, por fakti se bie një kryevepër e inxhinjerisë italiane, e cila kur u ndërtua ishte e para në Europë dhe e dyta në botë tregon se asnjë konstruksion beton-armë nuk është i imunizuar nga të papritura fatale.” – vijon më tej zv/ministri Shkreli, i cili në vijim të postimit të tij, ngre shqetësimin për një sërë godinash në vend, përfshi ministritë, kryeministrinë apo edhe universitetin, të ndërtuara para viteve ‘80-’90.

‘Tashme dihet se betoni nuk eshte i perjetshem, dhe nese para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, per shume specialiste tashme kjo kohe jo vetem eshte vene ne dyshim, por po shkon drejt pergjysmimit. Eksperienca ime personale me objekte te bera 80-90 vjet me pare e konfirmon kete (mjaftojne karrotazhet dhe provat mbi kampione qe kemi bere ne godinat e ministrive, kryeministrise apo universitetit dhe rezultatet jane frikesuese ne pikepamke te degradimit).’ -shkruan Shkreli në postimin e tij.

Në përfundim zv/ministri Artan Shkreli thekson se një standard i ri kontrolli dhe verifikimi është i domosdoshëm, sidomos për strukturat tashmë të montuara, dhe një manual i ri ndërhyrjeje radikale në to duhet perpiluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb