Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në mbledhjen e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vajza e presidentit të Azerbajxhanit është filmuar duke bërë selfie gjatë fjalimit të babait të saj në OKB për genocidin.

Presidenti Ilham Aliyev po mbante një fjalim të madh përpara liderave botërorë në New York rreth luftës së përgjakshme Nagorno-Karabakh të vitit 1992.

Por vajza e tij 33-vjeçare, Lejla Aliyeva, e cila ishte ulur në audiencë pranë nënën së saj, dukej shumë e shqetësuar ndërsa nuk po arrinte të bënte një foto të mirë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: