FIER- Ndonëse prindërit e denoncuan si të rrëmbyer nga burri i hallës, 17-vjeçarja nga Gjirokastra thotë se ka ikur me djalin që donte. Pavarësisht nuk di mirë gjuhën shqipe pasi flet vetëm gjuhën e komunitetit rom, vajza thotë se ka ikur me dëshirë tek Edi, burri i saj.

Ndërkohë që policia nuk shkoi në Levan për të miturën, gazetari i ‘News24’ Elvis Kuçi takoi dhe bisedoi me 17-vjeçaren, e cila para kamerës mohon të jetë rrëmbyer.

Ajo shprehet se po qëndron në Levan me dëshirën e saj. “Jo nuk më kanë rrëmbyer. Mora Edin, erdha tek burri. Prindërit më kanë kërkuar. Por s’doja të kthehesha se mora burrin. Do qëndrojë tek burri. Dua të rri me Edin. Babai më martoi me zor me një burrë tjetër, më çoi në Sarandë, ai më hoqi fëmijën. S’dua të flas me babain as nuk dua të iki”, tha vajza. Po kështu të afërmit e djalit thonë se vajza ishte martuar me zor nga prindërit, që madje i kishin hequr dhe fëmijën 4 muajsh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: