TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili pyet nëse kryeministri Edi Rama gënjeu në samit në lidhje me shpenzimet për NATO-n.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili tha se në prill të këtij viti Rama gënjeu median gjermane NTV kur tha se Shqipëria shpenzon 2 % të produktit të brendshëm bruto për ushtrinë.

REAGIMI I VASILIT
A gënjeu prape kryeministri për shpenzimet për NATON?
Ne prill te ketij viti kryeministri genjente median NTV-ne gjermane dhe i intervistuar prej tyre deklaronte për NATON:
Pyetje NTV: Po në lidhje me shpenzimin e 2% të Produktit të Brendshëm Bruto në NATO dhe ndërtimin e një ushtrie evropiane?
Edi Rama: Ne tashmë shpenzojmë 2% të Prodhimit tonë të Brendshëm Bruto në NATO …
Boterisht eshte deklaruar nga vete Ministrja e Mbrojtjes se këtij kryeministri, se Shqiperia shpenzon vetëm 1.2%.
Ne Samitin e fundit te NATOS nuk dime ne se:
– Kryeministri gënjeu prape siç gënjeu tek NTV gjemane.
-Apo pranoi publikisht se kishte genjyer NTV gjermane kur tha se Shqiperia shpenzonte 2% per NATON.
Ose mund te mos kete bere asnjeren dhe ka folur per kampionatin boteror te futbollit dhe ka lyp foto, te dyja me te kollajta jane, se edhe shume mend nuk duan, keshtu qe jane muhabete tamam per kete shkollepak qe kemi kryeminister.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: