TIRANE – Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Sociaslite për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar nëpërmjet në statusi në Facebook ditën e sotme, mbi reformën në Drejtësi.

Vasili akuzon ndërkombëtarët, duke theksuar se garancia e tyre është thjeshtë një përrallë nga e kaluara.

Garancite e nderkombetareve per zbatimin korrekt te reformes jane tashme thjesht nje perralle nga e kaluara. Motua e rilindjes eshte:poshte reforma ne drejtesi dhe rrofte kapja,” shkruan Vasili.

Statusi i plotë

Garancite e nderkombetareve per reformen ne drejtesi perralle nga e kaluara.

Muaj me pare kam thene qe reforma ne drejtesi ka vdekur.
Reforma ne drejtesi si filozofi dhe si veprim konkret ka vdekur pasi kapja e drejtesise nga rilindja fitoi mbi drejtesine e paanshme dhe te barabarte per te gjithe.
Reformen e vdekur tashme rilindja po e klonon pa u lodhur duke filluar:
-nga zgjedhja e prokurores se pergjithshme,qe u zgjodh kunder kushtetutes me 69 vota kur Komisioni i Venecias kish sugjeruar qe te mos perdoreshin as 84 votat qe maxhoranca kishte ne ate kohe si dhe pa veting
– Nga asgjesimi i Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte per te legjitimuar pandeshkueshmerine e qeverise dhe per bllokuar mundesine e ankimit per koncesionet,grabitjen e prones publike etj etj.
-nga bllokimi i qellimshem i ngritjes se KLGJ dhe KLP dhe Inspektorit te Larte te Drejtesise
-nga bllokimi i KED me sebepin e vetingut nderkohe qe kryeprokurorja e perkohshme u zgjodh pa veting dhe beri ç’deshi per muaj te tere,duke mbyllur gojen edhe per ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes qe demek e kishte bere Kryeministri duke shperdoruar detyren e duke kryer nje veper te rende penale te fshehjes se fakteve.
-nga transformimi i komisionit te ligjeve ne inkuzitor injorant ,qe po djeg reformen me votimet idiote te tij.
-Ku eshte grupi i eksperteve te nivelit te larte qe ju dha e drejta te propozonte projektligjet e reformes?Komisioni i ligjeve i merr propozimet e eksoerteve dhe i klonon paturpesisht duke i ndryshuar totalisht ato vetem me votat e rilindjes.
-Edhe projektligjin per Magjistraturen komisioni i ligjeve e klonoi dhe votoi hajduterisht vetem me votat e rilindjes duke hequr afatet e ligjit megjithe insistimin e forte parimor te opozites.
Rilindja me britma histerike thoshte se “reformen po e bejne ekspertet dhe ne nuk nderhyjme”, ndersa sot draftet e eksperteve te nivelit te larte jane zevendesuar nga klonimet e sharlataneve te komisionit te ligjeve.
Ndaj reforma ka vdekur.
Fryma dhe filozofia e 21-22 korrikut dhe e votimit te shtate ligjeve eshte shuar se bashku me nderkombetaret ambasadore a misione qofshin qe i dolen asaj per zot.
Sot ka vetem arna dhe klonime qe po riciklojne fatalisht drejtesine e vjeter.
Garancite e nderkombetareve per zbatimin korrekt te reformes jane tashme thjesht nje perralle nga e kaluara.
Motua e rilindjes eshte:poshte reforma ne drejtesi dhe rrofte kapja.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: