TIRANE-Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar sërish kryemnistrin se është kundër integrimit europian të Shqipërisë. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se Rama “do që ta gremisë Shqipërinë në Lindje drejt realitetesh, që ajo nuk i ka dashur kurrë”.

POSTIMI I PLOTE
Ja prova me zë e figurë që Kryeministri urren integrimin në BE. Kryeministri e urren integrimin europian të Shqipërisë.
Një pjesë e medias dhe analistëve të kapur nga droga e kryeministrit nuk e pasqyrojnë dhe komentojnë dëshminë e këtij hapi të tmerrshëm të kryeministrit në Bruksel kundra të ardhmes europiane të vendit.
Ai do që ta gremisë Shqipërinë në Lindje drejt realitetesh, që ajo nuk i ka dashur kurrë.
Po jua vë në dispozicion ta dëgjoni vetë me zë dhe me figurë këtë kryeministër të paskrupullt, që flet, qan e qurrepset se gjoja e dashka shumë integrimin.
Pas kësaj deshmie çdo shqiptar duhet ta përbuzë këtë kryeministër mashtrues dhe hipokrit, që për ca miliona të pista e të nxira, që dalin nga kanale të fëlliqura, e shet Shqipërinë pa u menduar dy herë.
Shiheni dhe reflektoni.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb