TIRANË- Kreu i grupi parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka vënë në diskutim deklaratat e komisionerit evropian për zgjerim Johannes Hahn gjatë takimit me kabinetin qeveritar dhe kryeministrin Edi Rama.

Ai thotë se sot Hahn ‘ia futi kot’ për shkollën e magjistraturës kur tha se duhen 2/3 e votave pasi duhen 3/5 e votave aq sa ka vendosur sipas tij Hahni i parë më 21-22 korrik.

“Cilin Hahn të besojmë atë që miratoi reformën në drejtësi të 21-22 korrikut apo këtë që foli sot.
Më mirë asnjërin prej të dyve.
Pasi ky Hahn i dytë që u shfaq sot, ia futi kot fare edhe për shkollën e magjistraturës dhe tha se duhen 2/3 e votave në parlament.
Në fakt nuk duhen fare 2/3 e votave por 3/5 e votave aq sa ka vendosur Hahni i parë në 21-22 korrik.
Por nga që ka qenë gjithë ditën me shkollëpakun sot dhe ka dëgjuar e dëgjon vetëm atë, i ngatërroi edhe Hahni numrat e votave ndaj sqarojeni mor aman sa la nam”, shkruan Vasili.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: