TIRANE– Pas tragjedisë që ndodhi dje në Genova, ku pas shembjes së urës Morandi vdiqën 39 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë, vjen reagimi nga ministri për Europën dhe Politikën e Jashtme, Ditmir Bushati.

Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’ ka ngushëlluar familjarët e Marjus Djerri dhe Admir Bokrina. Po ashtu ai pohoi se ambasada shqiptare në Itali do të ofrojë mbështetje familjarëve në këto çaste të rënda për ta.

MESAZHI I NGUSHËLLIMIT
Lajm i dhimbshëm humbja e jetës së dy të rinjve shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina në tragjedinë e #Genova. Në këto momente të trishtuara u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tyre.
Ambasada shqiptare në Itali është në gatishmëri të plotë dhe u ofron mbështetjen dhe ndihmën e shtetit shqiptar familjarëve në këtë çast të rëndë për ta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: