TIRANE-Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ka kujtuar të gjithëve se 1 qershori po vjen dhe bashkë me të edhe premtimi se në ditën e festës së fëmijëve do të ishte gati këndi i lojërave tek Liqeni Artificial.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Veliaj lajmëron se duhen edhe 3 ditë që këndi i lojërave të përfundojë.

“Jemi gati! Dhe 3 ditë gjer më 1 Qershor për këndin më të madh të fëmijëve! Mirënjohje kolegëve që punuan me 3 turne pavarësisht dhunës, shkatërrimit e fyerjeve. E mira, e bukura dhe e drejta vonojnë, por triumfojnë! Merr fëmijët e shihemi më 1 Qershor. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen.”, citohet në mesazhin e Veliajt.

Ndërtimi i një parku lojërash për fëmijë tek kodrat e liqenit u bë objekt debati mes shoqërisë civile, qytetarëve por dhe opozitës, të cilët ishin kundër këtij projekti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: