Dëgjesa e artistëve dhe arkitektëve ditën e sotme me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për Teatrin Kombëtar nisi me përplasje të këtij të fundit me aktorin Neritan Liçaj.

Pas akuzave të Liçajt, si përfaqësues i Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, se kreu i Bashkisë nuk njihej si negociator në këtë proces, Veliaj zbuloi disa mesazhe ku sipas tij tregohej se “disa artisë po përdoren nga PD për luftë politike”.

Në fotot e treguara nga kryebashkiaku Veliaj, janë zbuluar disa mesazhe se si drejtues të Sindikatës së Artistëve, marrin urdhra direkt nga zyrtare te PD, lidhur me kohen se kur duhet të flasin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë.

“Nga mesazhet e fotografuara qe avokatja militante e PD, Mirela Jorgo, i dërgonte zyrtarëve të PD duket qartësisht se si ishte inskenuar gjithçka, duke nxjerre zbuluar planin e PD për prishjen e dëgjesës.

Taulanda Jupi, një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, i dërgon urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhyjnë dhe të marrin nën kontroll situatën dhe te prishin dëgjesën”.

sms-1 sms-2

Kreu i Bashkisë tha se s’duhen lejuar disa kalamaj mitomanë, të cilët porosisin disa aktorë për të bërë sherr e mos lejuar projektet.

“As Erjonin, as Edi Ramën, as Mirelën, duani veten tuaj më. Shihni vetëm interesin tuaj, partive mos jua qani hallin. Mos lejoni ca kalamaj mitomanë që porosisin aktorët bëj sherr, janë po të njëjtët njerëz, të pengojnë projektet. Shkon Presidenti proteston një park lodrash. Deputetë më shumë se shkresa në zyrë kanë bikerina vezësh, kjo s’do mend e kalem,” tha Veliaj.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: