TIRANE- Ministri i Turizmit e Mjedisit Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim me donatorët, ku u prezantua raporti për venddepozitimet e mbetjeve. Gjatë fjalës së tij Klosi tha se kërkohet transparencë për menaxhimin e mbetjeve.

Sipas tij venddepozitimet në çdo bashki duhet të jenë me standarde dhe se nuk do të vendosen aty ku banojnë njerëzit.

“Transparence për menaxhimin e mbetjeve dhe do të ketë VKM për standardet e landfilleve. Vend depozitim duhet të jetë me standarde për çdo bashki. Ka 198 pika grumbullimi të mbetjeve urbane. Menaxhim me të mirë të mbetjeve urbane. Nëse kemi një përpjekje të kostuar, kemi mundësi që pastrimi i këtyre vendeve historike të mos lejojë që në këto vende të hidhen mbetje”, tha Klosi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb