CAS, gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë, hodhi poshtë kërkesën e Skënderbeut për pezullimin e përkohshëm të vendimeve të UEFA-s që do t;i lejonte korçarëve të merrnin pjesë në “Champions League”.

Si rrjedhojë Kukësi do të luajë në këtë kompeticion dhe Partizani në “Europa League”. Klubi kryeqytetas me një postim në rrjet sociale njofton tifozët për vendimin si dhe bën të ditur datën se kur do të nisin përgatitjet për këtë kompeticion.

Njoftimi i FK Partizanit

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb