Regjisori meksikan Guillermo del Toro do të jetë president i jurisë ndërkombëtare të Konkursit të 75 të Festivalit të Kinemasë të Venecias, që do të mbahet nga 29 gushti në 8 shtator.

Vendimi u mor nga Bordi i Drejtorëve të Bienales së Venecias të kryesuar nga Paolo Baratta, i cili miratoi propozimin e Drejtorit të Festivalit, Alberto Barbera.

Në vitin 2017 regjisori meksikan fitoi Luanin e Artë me “”The Shape of Water”.

“Duke qenë President në Venecia është një nder i madh dhe një përgjegjësi që unë e pranoj me respekt dhe mirënjohje. Venecia është një dritare në kinemanë botërore dhe një mundësi për të festuar forcën dhe rëndësinë kulturore”, tha Del Toro.

Për Alberto Barbera, Guillermo Del Toro “është bujaria e një personi, që nuk shikon vetëm në të kaluarën, pasioni për kinemanë , i aftë të të emocionojë, të të prekë dhe në të njëjtën kohë të bëjë të reflektosh”.

“Regjisori i “The Shape of Water” (13 nominime për Oscar, mes të cilëve ai për regjisorin më të mirë, skenarin më të mirë origjinal dhe filmin më të mirë) posedon një imagjinatë të zjarrtë dhe një ndjeshmëri të rrallë”, thotë Barbera.

“Jemi të lumtur dhe të nderuar që ai ka pranuar të kryesojë jurinë e edicionit të 75-të të Kinemasë, pasi ndriçoi me bukurinë verbuese të “The Shape of Water”, përfundon ai duke shtuar se Del Toro do të jetë një president simpatik, kurioz dhe i pasionuar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb