Tre lokale janë mbyllur ditën e sotme në zonën e Jalës nga AKU, për shkak se kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese ka evidentuar 3 subjekte, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” të cilët zhvillonin aktivitetin e tyre në shkelje të rregullave të sigurisë ushqimore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

AKU njoftoi se ndaj subjekteve, restorant “Lavdoshi”, restorant “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku” janë marrë masa administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb